Gërmime të reja në Jeruzalem, çfarë u zbulua këtë herë lidhur me Jezusin

schedule11:26 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 11:26 - 24 Dhjetor, 2022

Në jugperëndim të qytetit të shenjtë të Jeruzalemit, po bëhen gërmime të reja lidhur me jetën e Jezusit. Siç njoftuan arkeologët, kërkimi për prova të reja vazhdon në varrin e Salomes, “mamisë” së Jezusit. Salome ishte gruaja që njihej si “mami” e Jezu Krishtit.

Shpellat e varrimit, sipas gazetës Torondosun, datojnë në shekullin e parë pas Krishtit  dhe janë të veshura me një stil të hollë dekorimi dhe ndodhen në një zonë me arkada hebraike.

Gërmimet filluan disa dekada më parë kur vendi u zbulua nga një arkeolog izraelit. Ato filluan me indikaçione se në atë vend ndodhej një varr i rëndësishëm hebre dhe në të njëjtën kohë po shkonin pelegrinët e krishterë.

Zona duket si një kishëz, e çila ndodhet brenda kupolës së shpellës dhe më vonë në epokën islame dhe bizantine, muret janë zbukuruar me mbishkrime dhe kryqe të elementeve arabe dhe greke, edhe gjithçka tregon se kjo zonë është ajo ku Salome u varros dhe aty nderohet kujtimi i saj.

Përgjegjësi i gërmimit Ziv Firer jep disa të dhëna për atë kohë, ku për të hyrë në shpellë duhej një llambë e posaçme vaji të çilën e kishte marrë me qira dhe e ndizte kur dilte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!