“Gërdeci”, Shkëlzeni në gjykatë/ Gjikondi: Nuk mund të fshehin fajësinë, janë një bandë e strukturuar

schedule17:59 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 17:59 - 27 Dhjetor, 2023

Juristja Brizida Gjikondi thotë se të gjithë e dinë se si është e vërteta në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, çështje për të cilën Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, u thirr këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Berishët nuk mund të fshehin fajësinë dhe shtoi se janë një bandë e strukturuar.

Sipas saj, nëse hetohet me seriozitet, të vërtetat rreth kësaj çështjeje do të dalin.

“Për hir të së vërtetës, nuk pres nga qënie që arrijnë të shkaktojnë tragjedi si ajo e Gërdecit, nuk pres të kenë moral as nga Zoti, as nga e vërteta. Jo vetëm dëshmitë e Shkëlzen Berishës, por edhe të të akuzuarve, më lenë shije të hidhur. Janë trima kur korruptojnë, por kur zbulohen pastaj, rrëshqasin si peshkaqeni, që mos të pranojnë fajësinë dhe të bëjnë popullin për budalla. E dimë të gjithë të vërtetën se si ishte ndodhia e Gërdecit, pavarësisht se mund të kenë zhdukur provat, unë jam e bindur se ajo dosje po të hetohet me seriozitet nga tre prokurorët, Dumani, Kraja dhe Braho, jam e bindur se nëse gjemohet leku, jo më personazhi, jam e bindur se të vërtetat do të dalin. Këtu ka një kolaps të pavërtetash. Ky tha që e mora, Berisha tha nuk e njoh burrin e kunatës. Ata janë një bandë e strukturuar”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!