“Gërdeci”, familja Durda kërkesë GJKKO: Gjykoni ish-ministrin Fatmir Mediu, 36 faktet kundër tij

schedule10:37 - 27 Korrik, 2021

schedule 10:37 - 27 Korrik, 2021

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit do të zhvillojë sot seancën për të vendosur nëse do të rifillojë apo jo gjykimin për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, për sa i përket dosjes së Gërdecit.

Kanë qenë Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008-ës, ata të cilët me anë të një kërkesë drejtuar GJKKO, bëjnë thirrje që të pranohet kërkesa e SPAK për rinisjen e hetimit ndaj Fatmir Mediut. Gjykimi ditën e sotme do të behet nga gjyqtari Erion Çela pa praninë e palëve.

LEXO EDHE: “Gërdeci”, GJKKO sot vendos për rihapjen e hetimit ndaj Fatmir Mediut

Në letrën drejtuar GJKKO, familja Durdaj shprehet se dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe që i hapin rrugë gjykimit, ndërsa kanë renditur të paktën 36 prej këtyre fakteve sipas tyre.

Sipas familjes Durdaj ndjekja penale është një detyrim i shtetit shqiptar që buron nga konventat ndërkombëtare që kërkojnë hetimin dhe gjykimin e plotë për çdo humbje jete

Disa nga pikat në letrën e familjes Durdaj, drejtuar GJKKO:

-ndjekja penale është një detyrim i shtetit shqiptar që buron nga konventat ndërkombëtare që kërkojnë hetimin dhe gjykimin e plotë për çdo humbje jete

– dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe duke i hapur rrugë gjykimit do të mundësohet një vlerësim i drejtë i të gjithë fakteve penale

– gjykata të zbatojë drejtpërdrejt nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të mos humbasë në teknikalitete, në dëm të thelbit të detyrës së prokurorisë dhe gjykatave të një shtet të së drejtës. Gjykata e Strasburgut ka kërkuar shpesh here nga shtetet që të bazojnë vendimet direkt ne Konvente.

– nëse gjykata ka dyshime se ndonjë dispozitë e ligjeve shqiptare bëhet pengesë për këtë gjykim, të ushtrojë të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për t’i hequr pengesat antikushtetuese.

– Në fund të fundit, një shtet i së drejtës është ai që nuk pengon gjykimin e çdo zyrtari, dhe ky është funksioni kryesor pse u bë reforma në drejtësi.

e.l/abcnews.al/

( Kliko këtu për parashtrimet e viktimave të krimit)

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!