“Gërdeci, e përfshirë familja Berisha”, avokati: Vrasje masive, korrupsion i pastër

schedule13:52 - 15 Maj, 2024

schedule 13:52 - 15 Maj, 2024

Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për procesin ndaj Fatmir Mediut për Gërdecin është përfshirë nga tensione. Mes ish-ministrit Mediu dhe familjarëve të viktimave ka pasur debate.

Avokati Romeo Kara tha për “Tirana Live” në ABC News, se në çështjen Gërdeci është përfshirë e gjithë familja e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Po ashtu ai tha se ka vrasje masive si pasojë e pangopësisë e korrupsionit.

“Ka vrasje masive si pasojë e pangopësisë e korrupsionit. Kjo ka dalë nga të gjitha reportazhet, e kanë përcaktuar qartë. Duhet hetuar e familja Berisha. Berisha do të nxjerrë veten si i persekutuar. Drejtësia duhet të flasë dhe jo të zvarritet. Çështja duhet të hapet për korrupsion. Nuk e mendoj Mediun si kokën e kësaj çështje, por Berishën.”, tha avokati. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!