Vijon në GJKKO procesi për dosjen ‘Gërdeci’, në ngarkim të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Trupi gjykues ka dëgjuar sot dëshminë e Ismet Devollit, inxhinier në ministrinë e mbrojtjes.
“Kam punuar në ministrinë e Mbrojtjes në periudhën 1966-1967. Na thërret sekretari i Përgjithshëm në zyrë dhe na tha nxirrni koston e fishekëve i thashë që kostot nuk i nxjerrim dot ne.
Në grup kisha një inxhinier dhe 2 oficerë dhe nuk kisha eksperiencë për demontimin e municioneve. 4 anëtarë kemi qenë në grup, por Kol Lekgjonaj nuk ishte në komision për cmimet e municioneve. Materiali që kam përgatitur nuk përllogarit kostot e demontimit.Ministria e Mbrojtjes përgatiti një strategji për demontimin dhe u ndërtua bordi i demontimit. Ne nuk ishim në gjendje të përcaktonim kosotot e shpenzimeve.” u shpreh ai.
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”./abcnews.al