Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, mesa duket ka vendosur të angazhohet në një biznes të sajin. Bëhet fjalë për markë veshjesh, e cila do të jetë e ideuar nga ajo.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë modelja përmes një postimi në “Instagram”, ku ka qenë pikërisht vetë që i ka promovuar për herë të parë modelet e ndryshme të kostumeve sportive që do të hedhë në treg.
View this post on Instagram
“Om by G. Kaq e lumtur që të të shpërndaj atë që po vjen. Gjithçka do të vijë shumë shpejt”, shkruan 27-vjeçarja krahas postimit. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë puna e partneres së CR7, por me siguri suksesi do të jetë i garantuar. /abcnews.al