Georgina “sfidon” Ronaldon, modelja poston videon duke u ushtruar

schedule22:59 - 5 Mars, 2021

schedule 22:59 - 5 Mars, 2021

Cristiano Ronaldo nuk është i vetmi person që stërvitet në familjen e tij. Portugezi njihet për regjimin e tij strikt, por mesa duket as Georgina Rodriguez nuk mbetet pas.

Partnerja e 35-vjeçarit poston shpesh herë në rrjetet sociale pjesë nga stërvitja e saj dhe këtë gjë ka bërë dhe gjatë ditës së sotme. Modelja e njohur shikojet teksa ushtrohet për pjesën e këmbëve, ku shikojet në një formë të shkëlqyer fizike.

Georgina nuk nguron të postojë dhe foto intime në “Instagram”, të cilat pëlqehen shumë nga ndjekësat e saj. Dhe videot e fundit kanë marë aprovimin e tyre, çka e motivon akoma dhe më shumë partneren e CR7. /abcnews.al