George dhe Amal Clooney dhurojnë 1 milion dollarë në luftën kundër koronavirusit

schedule15:13 - 9 Prill, 2020

schedule 15:13 - 9 Prill, 2020

George Clooney dhe gruaja e tij Amal kanë dhuruar  1 milion dollarë nga fondet e tyre personale për të ndihmuar në krizën e krijuar në vend nga koronavirusi.

Aktori 58-vjeçar dhe partnerja e tij avokate për të drejtat e njeriut, kanë ndarë shumën e tyre në gjashtë organizata të ndryshme me vlerë qindra mijëra dollarë.

Paratë do të ndihmojnë të gjithë nga kolegët e George që kanë mbetur papunë në Hollywood, pas pezullimit të punës në një prej industrive më të mëdha të filmit.

Fituesi i Oskarit është anëtar i bordit të MPTF, një organizatë që është krijuar për të mbështetur punëtorët e industrisë në nevojë, si dhe profesionistë të moshuar të industrisë, dhe gjithashtu po adreson nevojat që dalin nga COVID-19.

Paratë e dhuruara do të ndihmojnë edhe spitalet për bazën mjekësore, qendrat rezidenciale me njerëz në nevojë, do ndihmojnë të moshuar të vetmuar, ata me aftësi të kufizuara ose sëmundje kronike, nënat beqare, jetimët dhe ata që nuk kanë mundësi të punojnë, apo punëtorët e Hollywood-it, që këto ditë kanë ngelur pa punë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!