George Clooney gjithashtu mbështet Kamala Harris për udhëheqjen e Partisë Demokratike dhe betejën kundër Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
“Ne jemi të emocionuar dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur Kamala Harris në fushatën e saj historike”, tha aktori dhe mbështetësi i vendosur demokrat.
Ai, në të njëjtën kohë, vlerësoi Joe Biden për vendimin e tij për t’u tërhequr, duke vënë në dukje se demonstroi një frymë thelbësore lidershipi.
Në fillim të këtij muaji, Clooney i bëri thirrje Biden të tërhiqej nga gara duke shkruar se e vetmja garë që ky i fundit nuk mund të fitojë është kundër kohës.
Aktori tha se Biden që kishte takuar pak kohë më parë nuk ishte i njëjtë si në vitin 2010 apo 2020.
“Ai ishte njeriu që pamë në debat”, tha ai, duke iu referuar paraqitjes së tij të dobët në debatin e parë kundër Trump.
abcnews.al