Gent Ibrahimi: Prokurorët pa status nuk mund të kenë sukses në luftën kundër krimit

schedule12:13 - 14 Qershor, 2021

schedule 12:13 - 14 Qershor, 2021

Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë kreu i Këshillit të Lartë të Sigurisë, Gent Ibrahimi foli për raportin e KLP-së për vitin 2020.

Lexo edhe: Olsian Çela prezanton në Kuvend raportin e PP për vitin 2020

Gjatë fjalës së tij Ibrahimi u ndal tek statusi i prokurorit, për të cilën tha se prokurorët pa garantimin e statusit, nuk mund të kenë suksesin e duhur në luftën kundër krimit.

“Trajnimi i prokurorëve të të gjitha niveleve është kusht i detyrueshëm. Garantimi i pavarësisë integritetit, profesionit dhe përgjegjshmërisë së prokurorëve janë elementë thelbësorë. Garantimi përfundimtar i këtij kuadri vlerash është edhe arsyeja përse ekziston Këshilli i Lartë i Sigurisë. Këto janë përgjegjësi të rëndësishme dhe jetike për garantimin e statusit të Prokurorëve. Prokurorët pa status nuk mund të kenë sukses në luftën kundër krimit”, tha Ibrahimi./i.k/abnews.al/