Gënjeu për Brexit, Boris Johnson thirret në gjykatë

schedule22:19 - 29 Maj, 2019

schedule 22:19 - 29 Maj, 2019

Ish-ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson, i njohur si një nga promotorët e largimit të Britanisë nga BE-ja, është thirrur në gjykatë pasi rezulton se ka gënjyer elektoratin gjatë fushatës për referendumin e vitit 2016.

Ish-ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson është urdhëruar të paraqitet në gjykatë për shkak se ka gënjyer publikun gjatë fushatës për Brexit. Sipas mediave britanike, Johnson akuzohet se ka mashtruar kur gjatë fushatës për referendumin e vitit 2016 deklaroi se Britania e Madhe i jep Bashkimit Europian 350 milionë stërlina në javë.

Tani, kandidati për lidershipin e konservatorëve dhe rrjedhimisht për postin e kryeministrit akuzohet për keqpërdorim të postit. Një burim i afërt me zotin Johnson e cilësoi rastin si të motivuar politikisht dhe një përpjekje për të kthyer mbrapsht Brexit. Burimi ka deklaruar se vendimi për ta thirrur atë në gjykatë është anormal dhe rrezikon të minojë demokracinë.

“Nuk i takon gjykatës të rregullojë deklaratat politike”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, deklarata e rreme ka gjasa të përdoret kundër Johnson pikërisht në garën për pasimin e kryeministres në ikje Theresa May. Shifra e përmendur prej tij, 350 milionë stërlina, u përdor nga grupet e fushatës pro-Brexit, të cilat e stampuan në autobusët e tyre, duke krijuar irritim tek publiku që kërkoi që ato para të investoheshin për problemet e brendshme dhe jo t’i shkonin BE-së. Tani ish-ministri i Jashtëm përballet me tre raste të abuzimit me anë të detyrës, të verifikuara në periudha të ndryshme në vitet 2016 dhe 2017./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!