General Motors në aksion, rekruton 3 mijë punëtorë për zhvillimin e automjeteve elektrike

schedule11:09 - 11 Nëntor, 2020

schedule 11:09 - 11 Nëntor, 2020

Prodhuesi amerikan i automjeteve General Motors (GM) njoftoi sot rekrutimin e 3.000 inxhinierëve, informaticienëve dhe dizenjuesve, të cilët do të merren me zhvillimin e makinave elektrike dhe autonome.

Këto rekrutime kanë filluar dhe do të realizohen deri në tremujorin e parë 2021.

Presidenti i GM Mark Reuss u shpreh se ishte e rëndësishme që grupi të vazhdonte të rekrutonte dhe shtonte talente të ndryshëm. Pasi sipas tij, kjo do të tregonte vendosjen për të vazhduar zhvillimin e mjeteve logjistike për të cilat kemi nevojë për të dominuar tregun e makinave elektrike, për të përmirësuar eksperiencën e klientit dhe për të pasur një fuqi punëtore të përqendruar në ekspertizën logjistike.

Prodhuesi i automjeteve në Detroit dëshiron të zhvillojë 20 modele të automjeteve elektrike të gjitha deri në vitin 2023, për të gjetur një vend përballë konkurrentit kryesor Tesla. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!