Genc Sejko: Unë do të jem gjithmonë opozitë, të drejtat e qytetarëve kanë rëndësi për mua

schedule22:54 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 22:54 - 17 Dhjetor, 2020

Aktivisti i Shoqërisë Civile, Genc Sejko i ftuar në studion e emisionin “As pro, as kundër” në “ABC”, ka deklaruar se ai gjithmonë do të qëndrojë në opozitë dhe do të jetë një zë i ngritur për të drejtat e qytetarëve.

Pyetjes së të rinjve nëse do të ishte dakord me shoqërimin në polici nëse do të ishte PD-ja në pushtet, Sejko ka theksuar se ai nuk është me asnjë parti demokratike e rëndësishme për të janë të drejtat e qytetarëve.

https://www.youtube.com/watch?v=_R5iX-5peiY

“Unë besoj fort se çdo parti që do të vijë në pushtet do të respektojë të drejtat e qytetarëve. Genci do të jetë gjithmonë në opozitë, nuk jam me asnjë parti politike. Qytetarët nuk duhet të presin shumë që pushteti të respektojë të drejtat e tyre, duhet të jenë qytetarët që ti kërkojnë me ngulm ato”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!