Gëlltit drogën për t’i shpëtuar policisë, vdes 27-vjeçari

schedule08:47 - 9 Maj, 2024

schedule 08:47 - 9 Maj, 2024

Një 27-vjeçar italian ka humbur jetën pasi gëlltiti disa doza droge për t’i shpëtuar kontrollit të policisë. Mediat italiane bëjnë të ditur se incidenti ndodhi në via Manfredonia, në Quarticciolo, një nga sheshet më të mëdha të tregtisë së drogës në Romë.

Policia financiare ishte në vendngjarje dhe po kryente një kontroll kundër drogës në sheshin e shpërndarjes së drogës të njohur si ‘la fontanella’. Vdekja e Marco Di Veglia u shkaktua nga çarja e kapsulave të kokainës në stomak.

Pasi u ndje keq dhe u rrëzua në tokë, ai u tregoi disa kalimtarëve se ndihej i sëmurë dhe se kishte gëlltitur kapsulat e drogës për të mos u arrestuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!