Gega: Më vjen keq, por kaq janë forcat tona. Në Korçë dua të dal me kokën lart

schedule19:11 - 10 Prill, 2022

schedule 19:11 - 10 Prill, 2022

Skënderbeut i vështirësohet akoma më shumë mbijetesa, pasi në Korçë u mposht nga Tirana me shifrat 4-0.

Një humbje që “dhemb” në kampin korçarë, pasi ndodhen në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.

Skënder Gega theksoi se tashmë qëllimi i tij është që të bëjë lojë të ndershme deri në fund të kampionatit, ndërsa thekson se ekipi i tij u ndikua shumë edhe nga ecuria e kundërshtarëve

Humbja ndaj Tiranës, mungesat? “Më vjen keq për humbjen, e dinim që do luanim me ekipin kryesues, nuk po hyj te financat. Erdha për të bërë atë që unë di të bëj, u munduam të merrnim më të mirën, por ndoshta u hapëm më shumë seç duhet. Më vjen keq sepse nuk mund t’i bëjë analizën se ku gabuam, por kaq ishin forcat.”

24 pikë në lojë, a ka shpresë? “Unë mendoj se duhet të marrim maksimumin, ndoshta paragjykimet se Tirana do e zbuste marshin ndikoi. Në Korçë dua të dal me kokën lart. Ndjej keqardhje, për pjesën që mua me takon e marr përgjegjësinë.”

Situata që priste ishte kjo apo e ka gjetur më keq dhe planet për të ardhmen? “U njoha me ekipin dhe ideja ishte që të shpëtonim. Por në momentin që erdha unë rivalët bën hapa pozitiv, pasi kanë marrë maksimumin dhe kjo e rëndoi ekipin dhe shpresat. Të ardhmen e Skënderbeut unë nuk e di, por fola me ekipin dhe duhet të luajnë si profesionistë, kjo është ajo që duhet të lëmë mbrapa. Na duhet dhe është normale që të luajmë deri në fund ndershmërisht dhe të mos shohim hallet e të tjerëve, pasi deri më tani nuk i pa njeri hallet e Skënderbeut. Megjithatë do jem trajneri i Skënderbeut dhe do mundohem t’i jap këtij qyteti atë që di unë.”

Vazhdimësia? “Problemi është që ne jemi vend i vogël dhe njihemi të gjithë dhe nuk më takon mua tani të mendoj për hallet e të tjerëve për kupën apo kampionatin apo Europën, mua tashmë më intereson Skënderbeu dhe ky qytet.” /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!