“Gdhend” emrin e saj në historinë e skateboard, 13-vjeçarja bën rrotullimin 720 gradë

schedule14:11 - 28 Qershor, 2023

schedule 14:11 - 28 Qershor, 2023

13-vjeçarja Arisa Trew ka hyrë në “faqen e artë” të historisë së skateboarding-ut vetëm 24 orë më parë, teksa ka arritur figurën që konsiderohet “Grali i Shenjtë” për fansat e këtij sporti. 13-vjeçarja, e cila synon të përfaqësojë Australinë në Lojërat Olimpike 2024 në Paris, bëri një rrotullim 720 gradë në garat në SHBA.

Ky rekord u shënua për herë të parë nga skateboardisti më i madh, Tony Hawk në vitin 1985 dhe që deri të dielën nuk e kishte arritur asnjë femër. 13-vjeçarja falënderoi edhe publikun për mbështetjen e saj në garë, duke thënë se “nuk do të kisha pasur sukses pa mbështetjen e tyre”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!