Mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski thuhet se ka arritur një marrëveshje verbale me Interin përpara një transferimi të mundshëm të lirë në Milano verën e ardhshme.
Kontrata e polakut në “Stadio Maradona” skadon në qershor të vitit 2024 dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, Interi është destinacioni më i mundshëm për të sezonin e ardhshëm.
Mediumi italian pretendon se Inter dhe Zielinski kanë arritur një marrëveshje verbale për një kontratë prej 4.5 milionë eurosh deri në qershor 2027.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, asnjë klub nuk ka arritur ende propozimin e Interit, as Napoli me një ofertë për vazhdim të kontratës dhe as Juventusi.
Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se marrëveshja është përfunduar dhe se Zielinski do t’i bashkohet Interit në sezonin 2024/2025./h.ll/abcnews.al