Gazprom: Rrjedhjet në “Nord Stream” janë riparuar, mund të rinisë furnizimi me gaz

schedule14:42 - 3 Tetor, 2022

schedule 14:42 - 3 Tetor, 2022

Gazpromi i Rusisë tha sot se ka ndaluar rrjedhjen e gazit nga linjat e dëmtuara të gazsjellësit “Nord Stream” në Detin Baltik. Sipas kompanisë, tashmë mund te të transportohet gaz përmes linjës së vetme të mbetur.

Në një deklaratë, Gazprom tha se presioni mbi tre linjat është stabilizuar ndërsa shtohet se po punohet për të zvogëluar rreziqet ndaj mjedisit.

Kujtojmë se hetimet janë nisur pasi u gjetën çarje të mëdha në dy tubacionet e gazit “Nord Stream” të Rusisë, secila e përbërë nga dy linja. Gjermania, Danimarka dhe Suedia thanë se besonin se kishte ndodhur një sabotim.

“Nord Stream 1” regjistroi një rënie të ndjeshme të presionit në dy linjat e tij ndërsa Nord Stream 2, një rënie e ngjashme e pjerrët e presionit në linjën “A”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!