Gazprom i Rusisë paguan 2.9 miliard dollar për Naftogazin e Ukrainës

schedule07:54 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 07:54 - 29 Dhjetor, 2019

Gazpromi rus i paguan 2,9 miliard dollar Naftogazit ukrainas. Shuma e paguar nga Gazprom përfshinte pagesa të kompensimit, i cili ishte 2,56 miliardë dollarë, si dhe interesi i grumbulluar pas shpalljes së vendimit më 28 shkurt 2018.

“Naftogaz i Ukrainës ka konfirmuar se ka pranuar 2,918 miliardë dollarë kompensim nga Gazprom në përputhje me vendimit e vitit 2018 të Gjykatës së Arbitrazhit në Stokholm. Kështu, në total, bazuar në rezultatet e gjykatës për bartjen e gazit, Naftogaz ka pranuar 5 miliardë dollarë nga Gazprom”, thuhet në deklaratën e Naftogaz.

“Naftogaz mirëpret njohjen e nevojës për të zbatuar vendimin e arbitrazhit të viteve 2017-2018 nga pala ruse dhe qëllimin e saj për të vazhduar transportimin e gazit në BE përmes Ukrainës. Palët vazhdojnë negociatat për kushtet e bashkëpunimit të mëtejshmë pasi kontrata aktuale me Gazprom skadon më 1 janar 2020”, njoftojnë nga Naftogaz.

Kujtojmë që në vitin 2014, Gazprom dhe Naftogaz shkuan në një gjykatë arbitrazhi në Stokholm për kontratën e bartjes së gazit, ku nga procesi gjyqësor u vendos në favor të kompanisë ukrainase.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!