Përmes një video ilustruese, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thekson se “Krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, por me vullnet politik!”.
Numri dy i PD, shprehet se SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës. Siç thekson Bardhi 87 % e qytetarëve shqiptarë nuk besojnë tek SPAK.
Komenti i plotë nga Gazment Bardhi:
Krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, por me vullnet politik!
SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj krimit të organizuar, duke konfirmuar mosbesimin e 87% të qytetarëve shqiptarëse se me Edi Ramën në Qeveri nuk mund të ketë luftë reale ndaj krimit të organizuar.
Askush nuk priste që Edi Rama papritur të luftonte partnerin e tij kryesor në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, dhe aq më pak këtë ta bënte para zgjedhjeve që janë në prag.
Deklarata e SPAK, provoi në mënyrë të pakundërshtueshme se nën qeverisjen e Edi Ramës:
– OFL nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore!
– OFL po na tregon se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e VETME që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti!
Edi Rama ka dështuar!