Milani e ka nisur shumë mirë sezonin e ri. Tre fitore në po kaq ndeshje në Serie A dhe vendi i parë në renditje bashkë me Atalantën. Në një prononcim për Leaders in Sport, Ivan Gazidis flet rreth rritjes së kuqezinjve dhe potencialit të madh që ka ekipi i Stefano Piolit.
“Futbolli italian ka potencialin më të madh për rritje dhe zhvillim prej të gjitha ligave kryesore evropiane. Për mua, në nivelin personal dhe profesional, të kesh mundësinë të përfshihesh në një aventurë të tillë është shumë stimuluese.
Brenda futbollit italian, Milani është skuadra me potencialin më të madh. Gjërat po ndryshojnë shumë shpejt në Itali, ka përmirësime krahasuar me situatën e 10-15 viteve të fundit“, deklaron administratori i deleguar i kuqezinjve. /abcnews.al