Gazi që do të vulosë të ardhmen tonë në Tokë

schedule11:38 - 12 Gusht, 2021

schedule 11:38 - 12 Gusht, 2021

Nga Rachel Ramirez, CNN

Ulja e emetimeve të dioksidit të karbonit është kritike për t’i dhënë fund krizës klimatike. Por për herë të parë, raporti i OKB – së për ndryshimet klimatike theksoi nevojën për të kontrolluar “fajtorin e fshehtë”: metanin, një gaz i padukshëm, pa erë me më shumë se 80 herë fuqi ngrohëse sesa dioksidi i karbonit.

Sipas Panelit Ndërqeveritar të OKB -së për Ndryshimet Klimatike, përqendrimi i metanit në atmosferë është më i lartë tani se të paktën 800,000 vite më parë. Me Tokën që po i afrohet me shpejtësi pragut të rritjes me 1.5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale, shkencëtarët thonë se emetimet e metanit duhet të zvogëlohen sa më shpejt.

Charles Koven, një autor kryesor i raportit të IPCC, tha se kjo është për shkak të fuqisë së jashtëzakonshme të ngrohjes së metanit.

“Mënyra më e mirë dhe e shpejtë për  të zbutur disa nga ndryshimet klimatike është duke reduktuar metanin,” tha Koven për CNN.

Nëse bota nesër do të ndalonte emetimin e dioksidit të karbonit, sipas Koven, temperaturat globale do të donin vite të arrinin në vlerat normale për arsye se gazi qëndron për një kohë të gjatë në atmosferë, raporton abcnews.al

Reduktimi i metanit është mënyra më e lehtë për të ndryshuar rritjen e temperaturës globale në 10 vitet e ardhshme, tha ai. Metani, përbërësi kryesor i gazit natyror që ne përdorim për sobat tona dhe për të ngrohur shtëpitë tona, mund të prodhohet në natyrë nga vullkanet dhe duke dekompozuar materien bimore.

Niveli i metanit në atmosferë

 

Gazi natyror është cilësuar si një “urë” për kalimin në energji të rinovueshme sepse është më efikas se qymyri dhe lëshon më pak dioksid karboni kur digjet. E gjithë bota, furnizohet me gaz natyror dhe është më pak i kushtueshëm për tu nxjerrë nga toka.

Por ky gaz “më i pastër” mund të qëndroj në atmosferë dhe të shkaktojë ngrohje të konsiderueshme. Metani mund të rrjedhë nga puset e naftës dhe gazit natyror, tubacionet e gazit natyror dhe vetë pajisjet e përpunimit.

Sipas të dhënave nga Administrata Amerikane e Informacionit për Energjinë , SHBA ka mijëra puse aktive për gaz natyror, miliona puse të braktisur të naftës dhe gazit, rreth dy milionë milje tubacione të gazit natyror dhe disa rafineri që përpunojnë gazin.

Një në tre amerikanë jeton në një qark me operacione të naftës dhe gazit, duke paraqitur rreziqe për klimën dhe shëndetin publik, sipas një raporti të Fondit të Mbrojtjes së Mjedisit. Deri kohët e fundit, vendndodhja dhe madhësia e rrjedhjeve të metanit ishte e vështirë për tu zbuluar.

Tani, kamerat me infra të kuqe dhe satelitët e avancuar mund të vlerësojnë emetimet e metanit në të gjithë globin, duke u dhënë shkencëtarëve dhe rregullatorëve të dhëna  për atë që lëshohet nga objektet.

Klimatologët në NASA dhe Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike kanë deklaruar për CNN se ndryshimet e dëmshme në sistemin klimatik do të intensifikohen vetëm nëse njerëzit nuk ndalojnë përdorimin e karburanteve që digjen dhe rrjedhin gazra serë si metani.

Vlerësimi i fundit i IPCC thekson se shkencëtarët e dinë se sa metan lëshohet nga aktivitetet njerëzore si bujqësia dhe industria e karburanteve fosile, dhe sa kontribuon në krizën klimatike.

 

Në të gjithë botën, lëndët djegëse fosile, bujqësia dhe minierat e qymyrit po rrisin emetimet e metanit. Sidoqoftë, prodhimi dhe burimet ndryshojnë sipas rajonit. Në Amerikën e Veriut, një shumicë – 14% e emetimeve totale të metanit – vijnë nga prodhimi i naftës dhe gazit i ndjekur nga bagëtia me 10%.

Në Kinë, minierat e qymyrit janë nxitësi më i madh i metanit, duke kontribuar me 24% në emetimet totale. Megjithëse bujqësia është një burim kryesor i metanit, Jackson tha se emetimet nga bujqësia dhe prodhimi i ushqimit do të ishin më të vështira për t’u trajtuar, raporton abcnews.al

“Ka vetëm disa gjëra që mund të bëjmë në lidhje me bagëtinë,” tha Jackson. “Ne ose mund t’u kërkojmë njerëzve të ndalojnë së ngrëni mish viçi ose mund të përpiqemi t’u japim aditivëve të ushqimit  bagëtive për të ndryshuar mikrobet në kiminë e zorrëve të tyre.

Por kjo nuk është diçka e lehtë të realizohet  për miliarda bagëti në të gjithë botën. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vlerëson se industria e naftës dhe gazit në të gjithë botën mund të zvogëlojë metanin me 75% duke përdorur teknologjinë tashmë në dispozicion. Ai gjithashtu vlerëson se 40% e emetimeve mund të zvogëlohen pa kosto shtesë, pasi gazi natyror më pas mund të shitet.

 

Aktivistët klimatikë si Lisa DeVille, anëtare e Mandan, Hidatsa dhe Arikara Nation, po u bëjnë thirrje politikëbërësve të reduktojnë metanin. Fusha e naftës Bakken në Dakotën e Veriut përfshin Rezervatin Indian të Fort Berthold,  me gati 1.000 puse nafte dhe gazi që shkencëtarët zbuluan në vitin 2016  rrjedh 275,000 ton metan në vit.

“Kjo do të thotë që toka që është pjesë e identitetit tim si një grua indigjene është kthyer në një zonë industriale të mbushur me ndotje,” tha DeVille. “Kjo është e papranueshme.”

Si bashkëthemelues i grupit bazë Fort Berthold Protectors of Water and Earth Rights, DeVille po merret me rregulloret e mjedisit. Në vitin 2018, organizata paditi me sukses Zyrën e Administrimit të Tokës të administratës Trump për rikthimin e një rregulli kritik të parandalimit të mbetjeve të metanit.

Temperaturat globale tani janë në 1.1 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale, sipas raportit, dhe planeti tashmë po paguan çmimin me zjarre ekstreme,  përmbytjeve të mëdha, thatësirë dhe valëve vdekjeprurëse të nxehtësisë.

Sipas raportit të ICPP ndalimi i emetimeve të metanit është çelësi për të parandaluar  rritjen e temperaturave 1.5 gradë. Shkencëtarët kanë deklaruar se udhëheqësit botërorë duhet të veprojnë menjëherë për të përmirësuar të gjitha emetimet e gazrave serrë, dhe jo vetëm të dioksidit të karbonit.

Rick Duke, i dërguari i posaçëm i Presidentit Biden për klimën, tha për  CNN se reduktimi i metanit dhe rrjedhjeve të metanit, është një përparësi kryesore për administratën e Biden.

Në qershor, DeVille diskutoi rreth reduktimit të emetimeve të metanit dhe kalimin në energjinë e pastër sa më shpejt  dhe në mënyrë të barabartë.

“Ajo që do të bëjmë në vitet e ardhshme do të përcaktojë se çfarë lloj bote kemi, dhe çfarë kemi krijuar për fëmijët tanë,” tha DeVille, e cila kërkon të takohet me Sekretaren e Brendshme Deb Haaland për të diskutuar çështje të ngjashme.

“Ne duhet të përdorin sa më shpejt energjinë e pastër, të ndalojmë ndotjen nga karburantet fosile, dhe më pas rrjedhjet e metanit.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!