Gazi, marrëveshje mes Greqisë dhe Bullgarisë për një platformë lundruese

schedule19:29 - 4 Maj, 2022

schedule 19:29 - 4 Maj, 2022

Lufta në Ukrainë nis të japë pasoja dhe në planin e sigurisë energjetike Europiane. Në kuadër të ndryshimit të furnizimit me gaz dhe naftë, Greqia dhe Bullgaria kanë arritur marrëveshje për nisjen e projektit mbi një sistem lundrues për magazinimin dhe lëvizjen e hidrokarbureve.

Në ceremoninë për firmosjen e kontratës, në Athinë, ndodheshin dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe ai i Maqedonisë së Veriut. Dhe për ata strategjia e cila kalon nëpërmjet sistemit lundrues shihet si fituese.

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis tha se projekti dëshmonte gatishmërinë për të reaguar ndaj sfidave të kohës aktuale duke shmangur përplasjet me vendet e treta, aspak të gatshëm për të bashkëpunuar. Ai shtoi se kjo tregon dhe impenjimin në nivel trans-kombëtar për një menaxhim të përbashkët të burimeve energjetike. Gazi natyror është një lëndë djegëse kalimtare dhe do të jetë i rëndësishëm dhe në vitet në vijim, por objektivi është ai i energjisë pastër në ekuilibër me natyrën, përfundoi ai.

Platforma lundruese greko – bullgare do të ketë një kapacitet magazinimi prej 153.500 metrash kub gaz natyror në gjendje të lëngshme, dhe parashikohet të jetë në aktivitet tregtar për muajin dhjetor të 2023-shit, duke garantuar një kapacitet vjetor për përpunimin e 5.5 miliard metër kub gaz natyror në gjendje të lëngshme.
Projekti ka marrë dhe mbështetjen Europiane. Për presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, bëhet fjalë për një investim gjeopolitik. Sistemi reflekton prioritetet duke rifurnizuar Greqinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Një gjë e tillë sipas tij do të ndihmojë në clirimin e rajonit juglindor europian nga kërcënimet për furnizim nga ana e Rusisë.

Në qendër të platformës do të jetë anija Aleksandrupolis, aktualisht në fazë ndërtimi në një kantier në Singapor. I gjithë projekti vlen 410 milion euro dhe mbështetet nga fonde Europiane dhe qeveritare si dhe nga një kuotë kapitali privat.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!