Gazetarja zbulon sekretet e familjes së Melonit, përgjigjet kryeministrja e re e Italisë

schedule13:02 - 3 Tetor, 2022

schedule 13:02 - 3 Tetor, 2022

Gazetarja e njohur italo-izraelite, Rula Zebrael, ka nxjerrë në dritë detaje të reja nga jeta private e kryeministres së re të Italisë, Giorgia Meloni. Gazetarja i është referuar të shkuarës së babait të fitueses së zgjedhjeve parlamentare italiane.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, gazetarja pretendon se babai i Melonit ka qenë trafikant droge dhe sipas saj ai është dënuar dhe ka kryer dënim në burg.

Menjëherë pas postimit ka ardhur reagimi i kryeministres italiane.
Duke mos mohuar të shkuarën kriminale të babait, Meloni tha në një postim në rrjetet sociale se nuk ka asnjë lidhje me babanë, duke theksuar se ka shkëputur marrëdhëniet me të që prej moshës 1-vjeçare, kur prindërit u divorcuan.

“Të gjithë e dinë se unë kurrë nuk kam pasur më kontakt me të deri në vdekjen e tij. Por, me sa duket, nuk ka rëndësi, Natyrisht, ajo që unë mendoj është se mëkatet e prindërve nuk duhet t’i ndjekin fëmijët”, shkruan Meloni.

Kryeministrja e sapo zgjedhur është vënë në shënjestër nga mediet dhe rivalë të saj për shkak të binjdeve të saj politike të djathta.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare në Itali më 25 shtator.

Ajo është shprehur se me këtë fitore të së djathtës, në Itali është shkruar historia. Ajo ia ka dedikuar fitoren militantëve të partisë dhe atyre të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj.

Koalicioni i qendrës së djathtë ka marrë deri më tani 44% të votave, teksa partia e Melonit, “Vëllezërit e Italisë” ka 26% të votave, shkruan La Repubblica.
Nga ana tjetër, koalicioni i majtë është votuar në masën 27%./abcnews.al./