Gazetarja turke ironizon shqiptarët: Kundër kujt po i blejnë dronët, pse nuk u shesim edhe raketa?

schedule15:39 - 29 Qershor, 2021

schedule 15:39 - 29 Qershor, 2021

Gazetarja turke Sirin Payzin ka komentuar vendimin e Shqipërisë për të blerë dronë nga Turqia. Përmes dy postimeve rresht në Tëitter, ajo ironizon vendin tonë duke shtruar pyetjen: Kundër kujt do t’i përdorin shqiptarët?!

Në një tjetër “twit” Payzin e shton edhe më tepër dozën e ironisë duke shtruar pyetjen: Pse nuk u shesim (shqiptarëve) edhe raketa S-400?

Komentet e saj kanë marrë mjaft reagime nga ndjekësit, ku një pjesë kanë ironizuar gjithashtu vendin tonë, ndërsa të tjerë pa njohur fare zhvillimet në rajon kanë komentuar se dronët do të përdorën kundër Greqisë, raporton abcnews.al.

Lexoe dhe: 8 milion euro, gazeta turke zbulon dronët që do të blejë Shqipëria. Çfarë parashikon marrëveshja

Në fakt, të paktën sipas mediave turke, dronët që po blen Shqipëria nuk janë të armatosur dhe shërbejnë vetëm për qëllime monitorimi.

Gazeta pro qeveritare “Yeni Safak” ka publikuar sot një shkrim, sipas të cilit Shqipëria ka ndarë një buxhet prej 8 milion eurosh me qëllim blerjen e disa dronëve të paarmatosur nga Turqia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!