Gazetarja e “Piranjave” flet për personazhin që e la pa fjalë: Kishte 18 gra dhe nuk mbante mend numrin e fëmijëve

schedule10:27 - 31 Maj, 2022

schedule 10:27 - 31 Maj, 2022

Ledjona Xheladinaj është një gazetaret e emisionit investigativ “Piranjat”. Ajo shfaqet çdo të martë në ekranin e ABC, ku paraqet historitë e saj me personazhet e veçantë.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Ledjona rrëfeu pak nga historitë e saj, duke veçuar personazhin e Donit nga Grabiani, i cili kishte 18 gra, por nuk mbante mend sa fëmijë kishte.

“Nuk të ka mbetur në mendje Doni i Grabianit se më bëri përshtypje se kishte 18 gra dhe nuk mbante sa fëmijë kishte. I kishte ndërruar, mendova se ishte stabilizuar me këtë të fundit, por do vazhdoj më tha.

Nuk është e vështirë t’i gjesh personazhet. Duke marrë nga Haberet se shkruajnë shumë aty dhe ata që më duken më shumë interesant i marr te ‘Piranjat’”, u shpreh Ledjona.

Më tej, ajo foli për programin e saj në Youtube “Habere fshati”, duke zbuluar se si i lindi ideja për hapjen e tij. Sakaq, Ledjona tregoi edhe eksperiencat e saj në fshatra dhe komplimentat që merr nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

“Kam qenë në një kafe me miken time të ngushtë, Borën, e cila është në natyrë më e urtë. Vendosëm të hapnim një kanal në Youtube. Ajo vendosi të merret me destinacionet se është pak e lëvizur, ndërsa unë u fokusova te fshatrat.

U bë gati një vit e gjysmë dhe është rritur shumë kanali. Ka shumë klikime dhe komente. Ndiqet shumë nga shqiptarët që jetojnë jashtë se kanë mall për vendlindjen e tyre. Kam nisur me fshatrat e Korcës, më pas me të gjithë Shqipërinë. Edhe Devolli dhe Lushnja për mua janë kampion se shprehen lirshëm. Qëllimi i vërtetë është të tregojë realitetin e vërtetë nëpër fshatra, se kur është fushata shkojnë atje dhe thonë ja kemi bërë këtë rrugë, këtë ujësjellës dhe normalisht mungojnë shumë gjëra”, tha Ledjona.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!