Gazetari shqiptar që përjetoi dy tërmetet flet nga Izmiri për ABC: Nuk e dimë ku do flemë sonte

schedule14:49 - 30 Tetor, 2020

schedule 14:49 - 30 Tetor, 2020

Gazetari shqiptar Sokol Brahaj ka folur nga Izmiri për ABC lidhur me tërmetin e fuqishëm që ka goditur mesditën e sotme detin Egje. Brahaj tha se tërmeti ka zgjatur në kohë ndërsa u shpreh se fillimisht ai nuk e ka ndjerë shumë për shkak se ka qenë duke udhëtuar me makinë.

Por shtoi se lëkundjet po vijojnë ende duke përhapur panik te banorët. Brahaj, i cili ka përjetuar tërmetin e nëntorit të kaluar në Shqipëri, tha se lëkundja e atjeshme ishte shumë më e fuqishme ndërsa shprehu se ende nuk janë të vendosur ku do e kalojnë natën pasi i trembet lëkundjeve të fuqishme në orët në vazhdim.

“Jam në Izmir. Një tërmet shumë i gjatë, shumë i tmerrshëm. Ka zgjatur shumë. Për saktësi nuk e kemi fare. Trafiku është i mbyllur. Të gjithë kanë dalë nga puna dhe shtëpitë. Në orët në vazhdim mund të jemi më të qartë se çfarë ka ndodhur. Unë isha në makinë dhe nuk e dëgjova. Ndjeva një të dridhur. Më mori nusja dhe direkt ndalova. Rrëzimet, pallatet që janë rrëzuar në Bajrakli, dhe një bashki të Izmirit. Aty është edhe gjykata.

Më mori një koleg që po ndiqte një gjyq dhe më tha është një tmerr i madh. Me të gjithë ata që kam komunikuar janë të gjithë mirë për fat të mirë. Na kanë njoftuar të flasim me mesazhe sepse rrjeti është i ngarkuar sepse të gjithë po marrin familjarët. Të gjithë njerëzit janë përjashtë dhe pallatet janë ngjitur. Përballë ke vetëm një rrugë ku kalojnë makinat dhe njerëzit duhet të largohen nga banesa për të qëndruar jashtë.

Vazhdojnë lëkundjet ende. E gjithë emergjenca këtu janë duke vazhduar paralajmërimet që të rrimë shumë larg banesave. Nuk e dimë ende se çfarë do bëjmë. Ndoshta do rrimë edhe në makinë gjithë natën. Ishte më i madh se ai që ishte në Shqipëri në nëntor. Është problematike se çfarë do vendosim. Do shohim orët në vijim”, tha Brahaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!