Korrespondenti i parë hapësinor i agjencisë ruse të lajmeve TASS u bë kozmonauti Alexander Misurkin, i cili ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Gazetari udhëtoi me anijen kozmike Soyuz MS-20, së bashku me miliarderin japonez Yusaku Maezawa dhe Yozo Hirano.
Misurkin do të transmetojë për eksperimentet dhe testet e ndryshme të kryera në stacion, por edhe për jetën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ndërsa përgjigjet e tij do të jenë të aksesueshme për të gjitha mediat në dispozicion të agjencisë ruse të lajmeve.
Më 17 nëntor, TASS dhe agjencia ruse e hapësirës Roscosmos nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. CEO i TASS Sergei Mikhailov tha se ishte një nder i madh për të gjithë punonjësit që të kishin kozmonautët si kolegë. /abcnews.al