Gazetari i njohur rus Alexander Nevzorov u dënua në mungesë nga një gjykatë në Moskë sot me tetë vite burg pasi u shpall fajtor për përhapjen e “lajmeve të rreme” rreth ushtrisë ruse, sipas një njoftimi të mediave shtetërore.
Autoritetet ruse vitin e kaluar filluan të hetojnë Nevzorovin mbi postimet në mediat sociale në të cilat ai akuzonte ushtrinë ruse për bombardimin e qëllimshëm të një materniteti në qytetin ukrainas të Mariupol, një pretendim i mohuar nga Moska.
Gruaja e Nevzorov kishte shkruar në mars në Instagram se ajo dhe burri i saj ndodheshin në Izrael. Sipas informacioneve, Kievi i kishte dhënë Nevzorov shtetësinë ukrainase nga viti 2022.
Nevzorov kishte konfirmuar se kishte marrë nënshtetësinë ukrainase në një postim në Telegram qershorin e kaluar. Ai gjithashtu kishte theksuar se lufta e Rusisë është një krim, viktima e të cilit është Ukraina.
“I jam mirënjohës këtyre njerëzve, më dhanë një vend mes tyre”
“Unë jam në anën e viktimës. Dhe u jam mirënjohës atyre njerëzve që janë torturuar, që janë të dëshpëruar, të gjakosur të Ukrainës që më lejuan të kem një vend mes tyre”, tha ai.
/abcnews.al