Gazetari: Për vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut janë përdorur skemat e filmave të Hollywood-it

schedule13:52 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 13:52 - 10 Dhjetor, 2020

Porkuroria e Posaçme zbardhi pas 15 vitesh dy vrasje të bujshme të vitit 2005 atë të biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliu. Ngjarjet janë arritur të zbardhen pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçit.

Gazetari Ferdinand Dervishi në studion e ABC me Juli Xhokaxhi dha detaje për dosjen e SPAK lidhur me këto ngjarje. Sipas gazetarit dosja e parë për vrasjen e Klodian Saliut është më e plotë, ndërsa ajo e biznesmenit Lamaj ka mospërputhje me të dhënat.

“Unë besoj se ato çfarë ai ka thënë janë të gjitha të vërteta. Për dosjen e parë për vrasjen e Klodian Saliut duket më e pastër dhe më e kompletuar si akuzë. Gjykata është e bindur që aty janë të gjitha provat që e plotësojnë këtë ngjarje. Ndërsa për Lamajn edhe vetë po të lexosh materialin duket që nuk ka bindje të plotë, por dyshuese. Personazhi vetë në të parën dëshmon të gjithë atentatin, ai nuk është vetëm dëshmitar, por edhe autor. Dëshmia që ka dhënë për vrasjen e Klodian Salihut është në përputhje me të dhënat e tjera”, thotë gazetari.

Më tej Dervishi rrëfen se si u shpërbë banda e Durrësit, që solli eleminin e Klodian Saliut. Gazetari zbulon një detaj interesant, teksa thotë se autorët për vrasjen e Saliut dhe Lamajt kanë përdorur skema të ndikuara nga filmat e Hollywood-it.

“Këto kanë realizuar një atentat të dështuar në Durrës në pritje të kudër goditjes kanë ikur të gjithë në Itali. Klodian Saliu kishte edhe rolin e thesarmbajtësit që të fusnin duart pa pyetur te ky thesar ishte Lul Berisha. Lul Berisha i dha të drejtë të fuste duart një personi të tretë që është Indrit Taullai. Këtu përçare grupi i Durrësit. Çarja në dysh e bandës, miqtë e këtyre që u ndanë u bënë grup më vete. Kanë qenë më të zotë këta të Lul Berishës për të vrarë.

Këtu filloi dhe u përgatit nga Luli. I organizojnë vrasjen. Është vrasja e famshme e autostradës. Por nuk merr pjesë vetë. Thërret Luftar Reçin dhe i thotë do të më ndihmosh. Reçi ishte i lidhur me të gjithë grupin e Berishës, por jo në qendër. Ky bëhet dëshmitar i kësaj vrasje që kemi dëshminë e tij tani. Klodian Saliu ka qenë në makinë me një personazh tjetër i kanë thënë të vrasim edhe ty, por mos hap gojën. Dhe ai nuk ka folur. Ka një detaj, mesa duket këta i shohin me kujdes filmat e Hollywood-it. Kur përgatiten për Lamajn. Këta kanë dashur ta vrasin Vajdinin duke i afruar makinës së tij një makinë tjetër që të kishte në derën e shoferit eksploziv. Kishin ndërmend ta parkonin makinën aty dhe ta shpërthenin. Është e habitshme që kjo është një sekuencë e një filmi të Hollywood-it. Ata u tërhoqën nga kjo sepse kishin gjetur një mënyrë për t’ja vendosur në ashensor”, thotë Dervishi.

LEXO EDHE: Dëshmitari i “penduar”: Një makinë policie mori minën që do eleminonte Vajdin Lamajn

Gazetari rrëfen më tej kush ishte Vajdin Lamaj, ndërsa vrasja e tij erdhi pas shkatërrimit të grupit të rrugës së Kavajës. Nga shpërbërjan e grupeve, njëri prej tyre mendonte se Lamaj favorizon grupin tjetër rival, por sipas gazetarit biznesmeni nuk ka pasur lidhje. Për të vrarë Lamajn bashkëpunuan Lulzin Brerisha dhe Viktor Ymeri.

“Vajdin në atë periudhë ka qenë një ish polic dhe pak momente edhe drejtues i policisë së Tiranës. Ndërkohë, njerëz pranë tij ishin të pozicionuar me grupin e rrugës së Kavajës. Ky grup përçahet dhe fillojnë vrasjet pa fund. Vrasja të sofistikuara, me snajper. Një grup po goditej fare dhe ata mendonin se kontrollohej nga Vajdini.

Vajdini nuk ishte personazh i tillë, por Vajdini nuk kishte lidhje. Grupi tjetër ku mbeti Emiljano Shullazi dhe të tjerë mendonin se po të goditej Vajdini i këputej koka grupit. Por Vajdini nuk ishte në këtë. Del këtu një Viktor Ymeri. Është e çuditshme që ai shfaqet te grupi i Lulit, kur 5 vite me parë kishte ardhur në Durrës për të vrarë Lul Berishën. Kjo është e habitshme. Viktor Ymeri i ishte vrarë një njeriu i vet në Vlorë dhe ai mendonte se këtë e kishte nga njerëz të lidhur me Vajdinin. Nuk kuptohet çfarë lidhje ka Lul Berisha për Vajdinin. Ka të ngjara që këto bëhen për shkëmbim nderesh. Viktor Ymeri ka gjetur njeriun që ka vënë dinamitin në ashensor, sipas dëshmitarit Reçi. Viktor Ymeri dhe Lul Berisha janë bashkuar të godasin Vajdin Lamajn”, tha ai.

Duke iu referuar burimeve Dervishi zbuloi pas vendosjes së eksplozivit në ashensor autorët kanë pritur një muaj pasi Lamaj futej me fëmijët ose shumë njerëz.

“Kam informacion që ata kishin një muaj që e kishin vënë tritolin por nuk kishin mundur se futej me familjen. Deri tani ka një kod për të mos vrarë me fëmijët. Thuhet që për një muaj rresht këta nuk e gjenin mundësinë se ai futej me familjen dhe shumë njerëz. Në momentin që gjejnë mundësinë ajo nuk shkrep se kishte mbaruar bateria, detyrohen të zëvendësojnë baterinë dhe më pas bënë atë që bënë”, u shpreh gazetari. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!