Gazetari: Një nga autorët e përfshirë në masakrën e Bradasheshit, viktime e atentateve në Durrës e Shijak

schedule14:00 - 5 Shkurt, 2021

schedule 14:00 - 5 Shkurt, 2021

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të premte në studion e ABC ka dhënë detaje në lidhje me hetimet që zhvillohen në kuadër të masakrës së Bradasheshit ku humbën jetën tre persona.

Hoxha është shprehur se vrasja e Indrit Alibej bashkë me xhaxhain e tij dhe me shtetasin turk ishte pa autor deri në momentin që atentatet u pasuan dhe në një hark të shkurtër kohor humbën jetën 6 persona.

Ndërkohë ai ka theksuar se një ndër autorët që ka marrë pjesë në atentatin e vrasjes së trefishtë në Elbasan, është një nga viktimat e vrarë në Durrës dhe në Shijak, që punonin në serviset që mendohet se çmontonin makinat e përfshirë në atentate.

LEXO EDHE: Hoxha: Masakra e Bradasheshit pas humbjes së ngarkesës së drogës, njelloj si në rastin e Prengës

“Kjo ishte një ngjarje pa autor, por pas eleminimit të Tarzanit që ishte një emër i njohur që brenda tetë muajve pati dhe 5 atentate të tjerë që ishin në lidhje me këtë ngjarje u godit krahu i Alibej. U bë atentati në fshatin Bosh  në Peqin, kushuriri i Inditit sapo erdhi nga Italia një tjetër atentat në Durrës, pasi erdhi nga Brazili pra në një hark të shkurtër u vranë 6 persona dhe nuk kishte asnjë autor, dhe autorët e asaj ngjarje nuk e digjnin por e zbërthenin dhe nuk gjendej më.

Me fillimin e pandemisë ndodhi dhe vrasja e dy personave të Durrës që merreshin me një servis makinash po ashtu dhe dy vëllezër në Shijak dhe goditja e tyre mendohet të lidhet me faktin se ato merreshin me çmontimin e makinave, Një nga të katër personat e vrarë në 2020 dyshohet se është ekzekutor i skuadrës që ekzekutoi Indrit Alibejn, xhaxhain e tij dhe shtetasin turk. Kjo përplasje mes dy grupesh ka marrë deri më tani 14 jetë njerëzore dhe i fundit është vrarë në belgjikë që ishte kunati i vëllait të Alibejt që dyshohej se pas vrasjes së Indritit të ishte personi që drejtonte grupin.  

Në burg është vëlla i  Indrit Alibeaj, autori i vrasje së ndodhur në gusht që në bazë të kësaj janë zbuluar dhe tre vrasje të tjera. Në 2 vjet janë 14 të vrarë nga Bradasheshi në Bruksel. Grupi që ka ekzekutuar Alibeajn dëshmoi se ka goditur trurin e grupit dhe duket se krahu tjetër është goditur më shumë nga kundërshtarët dhe nga ligji”, ka thënë Hoxha./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!