Gazetari nga Kosova Valon Syla, ka treguar manualin sesi duhet të porositet në restorantet e Shqipërisë.
Postimi i Sylës në Facebook vjen pas deklaratës së gazetarit Bledi Mane, pasi ky i fundit kishte përqeshur formën e të ushqyerit të kosovarëve.
“Kur shkoni në Shqipëri, edhe që se hani, lypni vaj ullini, thuj le qitu në tavolinë ta shohim, se nuk e hajmë. Por mas kësaj mos gaboni me lyp keçapin e majonezin”.
Edhe lypni djegëst. Ata i thojnë pikante, se s’kanë se nuk e hajnë e i nxeni ngusht. Por në asnjë mënyrë mos lypni rizoto, ma mirë ja u qet me pilaf, se e kanë në menu por s’dinë me bo, çfardo rizoto me lyp, vjen si pilaf. Kështu që lypne origjinalin”, ka shkrua Syla në Facebook./abcnews.al/