Gazetari: Jemi afër Europës, por kemi liderë me mentalitete enveriste

schedule22:40 - 22 Maj, 2020

schedule 22:40 - 22 Maj, 2020

Gazetari Koloreto Cukali në “Provokacija” me Mustafa Nanon ka folur për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe dhunën e përdorur gjatë protestës.

Cukali u shpreh se shoqëria ka nevojë për njerëz të lirë, që nuk dorëzohen për të mbrojtur të drejtat e tyre.

“Ne kemi nje komunitet njerëzish të lirë të cilët po lodhen nga lufta. Ka qëndrime të ndryshme. Është fatkeqësi që nuk kemi njerëz të lirë të cilët bëjnë luftë të vazhdueshme”, u shpreh ai.

Ai teatër përse të dhëmbi kur u rrëzua?

Cukali: Ka disa çështje që duhen shtruar. A duhej të shembje ai teatër? Përse duhet të përdorej dhuna? Situata është komplekse. Një çështje e rëndësishme është çështja e ligjitimitetit.

Gjithashtu ai theksoi se Shqipëria është një komb Europian.

 “Jemi në “buzë” të Europës. E kemi shumë afër demokracinë. Liderët janë me mentalitete enveriste. Rama po bën atë që bënte ish-kryeministri Berisha pas 21 janarit”, u shpreh Cukali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!