Gazetari italian e konfirmon, Kumbulla tek Inter! Ja sa përfiton Verona

schedule15:54 - 25 Prill, 2020

schedule 15:54 - 25 Prill, 2020

Marash Kumbulla ka pasur oferta të shumta. Mbrojtësi kuqezi ka bërë një sezon debutues të shkëlqyer te Verona në Serie A dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve “big”. Interi dhe Lazio e kërkonin me ngulm në Serie A, me drejtorin lacial Igli Tare që e kërkonte me doemos futbollistin kuqezi.

Gjithsesi, 19 vjeçari duket se do të transferohet tek Interi dhe këtë gjë, e ka konfirmuar gazetari i njohur sportiv italian, Fabrizio Romane. Në faqen e tij zyrtare, Romano konfirmoi se Interi është skuadra favorite për firmën e futbollistit kuqezi, me Veronën që ka kërkuar 25 milion euro.

Në rast se ky transferim do të konkretizohet, Kumbulla do të bëhej futbollisti shqiptar më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Qendërmbrojtësi kuqezi shihet si pasuesi ideal i Diego Godin, që duket larg zikaltërve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!