Gazetari i njohur amerikan, Geraldo Rivera, i ka dalë në mbrojtje luftës çlirimtare të shqiptarëve kundër Serbisë, një ditë pasi u zyrtarizuan aktakuzat ndaj disa prej krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërkohë të enjten e kaluar Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit të vendit pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale. Ai udhëtoi drejt Hagës bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Don’t know specifics of charges vs #HashimThaci But having met him during bleak days of #Serbian aggression vs tiny #Kosovo I can only say he was a gentleman & patriot fighting to protect his people against a far larger, deadly foe. Many Kosovar Albanians died in that fighting.
— Geraldo Rivera (@GeraldoRivera) November 6, 2020
Ndërsa një ditë para tyre në Hagë shkoi ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi. Ndaj të katërve, Specialja të enjten ka njoftuar se aktakuza është për vrasje, trajtim mizor, zhdukje e disa vepra të tjera, për të cilat pretendon se të katër krerët e UÇK-së, i kanë kryer në periudhën mars 1998-shtator 1999.
Rivera, përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, shkruan se Thaçi kishte luftuar për të mbrojtur popullin e vet kundër agresorit.
“Nuk i di specifikat e akuzës ndaj Hashim Thaçit, por pasi që e kam takuar gjatë ditëve të errëta të agresionit serb mbi Kosovën, mund të them se ai ishte një xhentëlmen dhe patriot që luftonte për të mbrojtur popullin e tij kundër një armiku shumë më të madh e vrastar. Shumë shqiptarë vdiqën në këtë luftë”, shkruan ai./abcnews.al