Gazetari i Moskës kërkon azil politik në SHBA

schedule08:20 - 15 Korrik, 2022

schedule 08:20 - 15 Korrik, 2022

Gazetari rus Pyotr Koronayev, i cili dikur punonte për uebsajtin e lajmeve Baza me në Moskë dhe gruaja e tij, Tatyana Kulikova kanë kaluar kufirin Meksikë-SHBA.

Gayetari kërkoi azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Baza raportoi më 14 korrik se çifti fillimisht u vendos në një qendër paraburgimi imigracioni, por Koronayev më vonë u lirua, ndërsa gruaja e tij mbeti në paraburgim.

Nuk dihet se kur çifti kaloi kufirin. Sipas raportimeve, Koronayev dhe Kulikova kishin frikë për sigurinë e tyre në Rusi për shkak të deklaratave të tyre publike që kundërshtonin pushtimin e vazhdueshëm të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe mbështetjen e tyre ndaj politikanit të burgosur të opozitës, Aleksei Navalny.

Muajin e kaluar, gazetarja ruse Yelizaveta Kirpanova e cila punonte për gazetën, Novaya dhe bashkëshorti i saj, Grigory Manucharov kaluan gjithashtu kufirin Meksikë

Ata kërkuan azil politik në SHBA, duke përmendur arsye të ngjashme. /Rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!