Gazetari iranian Ruhollah Zam, i akuzuar për frymëzimin e protestave masive antiqeveritare në 2017, është dënuar me vdekje.
Faqja në internet e Zam, AmadNews, dhe një kanal që ai krijoi në aplikacionin popullor Telegram, njoftuan njerëzit për kohën e protestave dhe publikuan informacione shqetësuese për zyrtarët iranianë.
Protestat e vitit 2017 ishin një ndër sfidat më të mëdha për Iranin që nga trazirat masive pas zgjedhjeve në vitin 2009 dhe përgatitën terrenin për revoltat e ngjashme në nëntor 2019. Mijëra u arrestuan nga policia gjatë protestave dhe 25 njerëz u vranë.
Zam kishte jetuar dhe punuar në mërgim në Paris para se të kthehej në Iran, ku u arrestua në tetor 2019 në rrethana ende të paqarta. Autoritetet franceze e kanë “dënuar ashpër” këtë veprim. Ai gjatë, muajve të fundit pranoi veprimet e tij dhe kërkoi falje për aktivitetet e tij të së kaluarës.
Esmaili tha se një Gjykatë Revolucionare kishte dënuar Zamin për korrupsion, një akuzë e cila shpesh përdoret për çështjet që përfshijnë spiunazh ose përpjekje për të rrëzuar qeverinë e Iranit. Nuk ishte e qartë se kur ishte shpallur dënimi. Zam mund ta apelojë çështjen e tij në Gjykatën Supreme./abcnews.al