Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar se grupet kriminale shqiptare të kultivimit të kanabisit duket se tashmë nuk zgjedhin Shqipërinë për të kultivuar bimë narkotike.
Hoxha ndër të tjera është shprehur se tashmë financuesit e kultivimit të kanabisit kanë zgjedhur që të kultivojnë bimët në vendet ku jetojnë si në Itali, Spanjë apo Greqi dhe punëtorët sezonal ti marrin nga Shqipëria.
Sipas tij shtëpiat e barit në Britani janë një tjetër tregues, se grupet shqiptare janë bërë shumë të fuqishëm, dhe tashmë atë metodë shpesh e kanë sjellë dhe në Shqipëri.
“Operacioni i qershorit të 2014 në Lazarat prodhoi 100 ton kanabis të prodhuar u gjetën miliona euro dhe lekë të fshehura në ato kova të groposura por nuk goditëm dot financuesit. Ato e shpërndanë eksperiencën e tyre në shumë zona të tjera. Sot jemi në një situatë që grupet e kultivimit të narkotikëve, bëjnë kultivimin e kanabisit në Spanjë dhe grupet e punës i marrin nga Shqipëria. Shqiptarët kultivojnë kanabis në Itali, në Greqi, nuk po përmend shtëpitë e barit në Britani dhe që i kanë risjellë dhe në Shqipëri. Grupet e kultivimit kanë bërë që të bëjnë të mundur kultivimin e kanabisit në Spanjë, Greqi apo Itali dhe të shmangin kostot e transportit. Policia ka fituar beteja por jo luftën, atë e kanë fituar financuesit e kultivimit të kanabisit, pasi sasia e kapur e kanabisit tregon një sezon të suksesshëm të kultivimit të kanabisit”, ka thënë ai. /abcnews.al