Nga dita e enjte ka nisur zbatimi i urdhrit për mbajtjen e maskës me detyrim edhe në rrugë, ndërsa është aplikuar edhe gjoba.
Gazetari Enkel Demi ka treguar mëngjesin e sotëm një ngjarje që i ka ndodhur në rrugë lidhur me këtë vendim.
“Në fundjavë më kërcënonte një policë dhe vetë e mbante maskën në mjekër”, tha ai në ‘ABC e Mëngjesit’.
Më tej, ka shtuar me ironi: “Ai(polici) vetë bërtiste, kishte të drejtë”. l.k/abcnews.al