Cristiano Ronaldo u bë lojtar i lirë pak javë më parë pas ndërprerjes së kontratës me Manchester United. Pas kësaj, sulmuesi u përqendrua te Botërori, por aty e kaloi dështimi. Skuadra humbi nga marokenët në fazën e 1/4 finale dhe vetë Ronaldo humbi statusin e një lojtari kryesor deri në play-off.
Gazeta Correio da Manha tregon në faqet e saj se 37-vjeçari Ronaldo është i vetëdijshëm për faktin se tani është në gjendje të keqe. Në të njëjtën kohë, Cristiano beson se kjo ishte për shkak të fillimit të vonë të stërvitjes parasezonale dhe lojës së dobët në fillimin e sezonit. /G.D abcnews.al/