Gazeta suedeze shkrim për Tiranën: Një kryeqytet gjithnjë e më shumë në modë

schedule18:20 - 4 Shtator, 2018

schedule 18:20 - 4 Shtator, 2018

STOKHOLM, 4 shtator-Kryeqyteti i Shqipërisë ka kaluar një metamorfozë në shumë pak kohë, shkruan e përditshmja suedeze “Expressen.se” në një reportazh të gjatë që ia dedikon Shqipërisë.

Në lagjen famëkeqe ku liderët komunistë jetuan deri në vitet 90’ kur ra diktatura dhe ku njerëzit e zakonshëm nuk ishin të mirëpritur, sot gjen një jetë nate jashtëzakonisht të gjallë me bare moderne, kafene të bukura dhe shumë restorante të mirë.

Tirana është e vogël, pra çdo gjë në qendër është e arritshme duke ecur në këmbë.

Pranë Sheshit Skënderbej ndodhet Galeria Kombëtare, ku mund të shihet arti i kohës së diktaturës.

Ndryshe nga ish-shtetet e tjera komuniste në lindje, ai përzihet me artin modern.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë për historinë e vështirë të vendit në epokën komuniste, rekomandohet “Bunkart”, një muze i nëndheshëm i ndarë në dy pjesë, ku njëri gjendet në qendër të qytetit dhe tjetëri pranë teleferikut që të dërgon në majë të Malit të Dajtit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!