“Gazeta greke hapet me titullin “F**k you Erdogan”, Turqia ngre padi kundër drejtuesve të medias

schedule12:33 - 21 Shtator, 2020

schedule 12:33 - 21 Shtator, 2020

Mediat greke shkruajnë se Presidenti turk ka paraqitur një ankesë penale kundër drejtuesve kryesorë të së përditshmes “Dimokratia”.

Ministria e jashtme e Turqisë ka dënuar publikisht një artikull të Greqisë, ndërsa “ankesat” ia paraqiti ambasadorit grek.

“Në emër të qeverisë turke, dënoj me fjalët më të forta botimin e fyerjeve drejtuar Presidentit tonë, në faqen e parë të një gazete ekstreme të djathtë”, shkroi Fahrettin Altun, drejtori i komunikimit në presidencën Turke, në një letër drejtuar Zëdhënësit të qeverisë greke, Stelios Petsas.

Altun i kërkoi Greqisë të vinte para drejtësisë ata që ishin përgjegjës për veprimin “e turpshëm”.

Ministria Greke e Punëve të Jashtme u përgjigj se përdorimi i gjuhës ofenduese është i dënuar, por shtoi se liria e Shtypit është plotësisht e mbrojtur në Greqi.

Më poshtë njoftimi i plotë :

“Liria e shprehjes dhe liria e Shtypit janë plotësisht të mbrojtura në Greqi.

Ky fakt nuk e mohon detyrimin për të mos i fyer personalitetin ndonjë individi, veçanërisht të një udhëheqësi të huaj.

Përdorimi i gjuhës ofenduese është në kundërshtim me kulturën politike të vendit tonë dhe mund të dënohet”.

N.D/abcnews.al