Gaza zhytet në kaos, ndërsa shpresat për një armëpushim zbehen

schedule09:43 - 21 Shkurt, 2024

schedule 09:43 - 21 Shkurt, 2024

Rripi i Gazës mbetet i zhytur në një situatë katastrofike humanitare, pas sulmeve të ajrore izraelite dhe vetos së SHBA-së ndaj një projekt -rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB- së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.

Gati 1.5 milionë palestinezë, sipas OKB-së, ose më shumë se gjysma e popullsisë së enklavës (2.4 milionë), janë zhvendosur në Rafah, në kufir me Egjiptin; numri është gjashtëfishuar që nga shpërthimi i luftës izraelite.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se së shpejti do të nisë një sulm në Rafah, sipas tij ” kalaja e fundit” e Hamasit, ku bombardimet ajrore tashmë po ndodhin çdo ditë, dhe se operacioni do të vazhdojë “deri në fitore totale” dhe deri të gjithë lirohen pengjet izraelite, raporton abcnews.al.

Perspektiva e një sulmi në Rafah po shqetëson shumë komunitetin ndërkombëtar pasi shpresat për një armëpushim po shuhen.

Shefi i zyrës politike të Hamasit, Ismail Haniya, me qendër në Katar, mbërriti dje në Kajro për bisedime të reja mbi një armëpushim të mundshëm me zyrtarët egjiptianë.

Vetoja e SHBA

Në të njëjtën kohë, SHBA-ja ushtroi të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të parandaluar miratimin e një vendimi që kërkonte një “armëpushim të menjëhershëm humanitar”.

Aleati kryesor i Izraelit, Uashingtoni, tha se miratimi i vendimit do të rrezikonte negociatat për të siguruar një “pushim” të operacioneve në këmbim të lirimit të më shumë pengjeve në duart e Hamasit.

Ambasadori i Autoritetit Palestinez në OKB Riyad Mansour kritikoi vendimin “të rrezikshëm” të SHBA. Hamasi pa një “dritë jeshile” në Izrael për të vazhduar kryerjen e “masakrave”.

Të paktën 15 persona u vranë dje, të martën mbrëma, kur “granatimet izraelite” goditën “një shtëpi në Deir al-Bala”, në pjesën qendrore të enklavës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Lëvizjes Islamike Palestineze, raporton abcnews.al

Më herët, një gazetar i AFP zbuloi se granatimet po ndodhnin në Khan Younis, disa kilometra larg Rafah, ku ushtria izraelite ishte përfshirë në beteja me rebelët e Hamasit në rrënoja.

Organizata joqeveritare Mjekët pa Kufij shprehu shqetësimin për situatën në spitalin Nasser në Khan Younis, duke theksuar se stafi mjekësor dhe pacientët janë bllokuar atje që nga një bastisje e forcave speciale izraelite më 15 shkurt.

“Ne nuk dimë ku të shkojmë,” tha Abdullah al-Qadi, 67 vjeç, i cili jeton në Zaitoun, një lagje e qytetit verior të Gazës që është gjithashtu nën bombardime. “Ne do të vdesim në shtëpi dhe kjo do të jetë më mirë se poshtërimi për të cilin na thonë të afërmit tanë të zhvendosur.

Organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të kanë ngritur alarmin ditët e fundit për situatën humanitare në Rripin e Gazës, të rrethuar dhe të rrafshuar në masë të madhe pas njëzet javë lufte, ku 2.2 milionë njerëz po përballen me kërcënimin e urisë, pasi OKB-ja nuk ndalet së paralajmëruari.

Ushqimi dhe uji i pijshëm tani janë “jashtëzakonisht” të vështira për t’u gjetur në Rripin e Gazës, sipas shërbimeve të agjencisë ndërkombëtare që theksojnë rrezikun për rritjen e numrit të viktimave fëmijë.

Programi Botëror i Ushqimit (ËFP) pezulloi sërish të martën, shpërndarjen e ndihmave në pjesën veriore të enklavës, për shkak të kaosit dhe dhunës. Zhvillimi do të thotë  dënim me vdekje për 750.000 njerëz që do të çojë në një  katastrofë ndërkombëtare, raporton abcnews.al.

Ndihma humanitare, e cila vazhdon të jetë e pamjaftueshme, kalon në Rripin e Gazës kryesisht nga Rafah përmes Egjiptit, por shpërndarja e saj në veri është pothuajse e pamundur për shkak të bombardimeve, armiqësive dhe shkatërrimit.

“Njerëzit në veri po vdesin nga uria, ne po vdesim për shkak të bombardimeve,” tha Ayman Abu Samali.

Në Nju Jork, SHBA paraqiti një projekt-rezolutë alternative, pasi vuri veton ndaj asaj të hartuar nga Algjeria. Edhe pse deri më tani qeveria amerikane ka kundërshtuar sistematikisht përdorimin e termit “armëpushim”, teksti në fakt favorizon pikërisht këtë por jo drejtpërdrejt dhe me kusht.

Asnjë votim nuk është planifikuar në këtë fazë për projekt-rezolutën e SHBA-së, e cila kundërshton një “sulm në shkallë të gjerë tokësore” në Rafah.

Një sulm izraelit në Rafah do ta kthente qytetin në një “varrezë”, paralajmëroi dje dega amerikane e organizatës joqeveritare Mjekët pa Kufij (MSF), duke theksuar se palestinezët në enklavë rrezikojnë të vdesin nga uria.

/abcnews.al

 

 

 

Presidenti kolumbian Gustavo Petro dhe homologu i tij bolivian Luis Arce thanë se Izraeli po kryente “gjenocid” të palestinezëve në Rripin e Gazës, siç bëri të dielën Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva , i cili e krahasoi operacionin e Izraelit në enklavë me shfarosjen e hebrenjve nga Nazistët e Rajhut të Tretë.

Lula, i cili u shpall persona non grata të hënën nga kreu i diplomacisë izraelite Israel Katz, i cili e akuzoi për një “sulm antisemitik”, u mbrojt dje nga ministri i Jashtëm brazilian Mauro Vieira, duke i quajtur deklaratat e tij “të papranueshme” dhe “të rreme”.

Brett McGurk , këshilltari i presidentit amerikan Joe Biden për Lindjen e Mesme, po udhëton në rajon sot pritet në Egjipt, nesër të enjten ai do të shkojë në Izrael,  për të diskutuar sulmin me zyrtarët izraelitë dhe për t’u përpjekur të promovojë përfundimin e një marrëveshje për pengjet.

Në Izrael, familjet e pengjeve vazhdojnë të bëjnë presion ndaj qeverisë së Netanyahut për të arritur një marrëveshje për të liruar të dashurit e tyre.

 

“Ne po u bëjmë thirrje dëshpërimisht vendimmarrësve në Izrael dhe në mbarë botën që të negociojnë dhe t’i sjellin menjëherë në shtëpi,” tha  Ofri Bibas, vëllai i të cilit, Yarden, u rrëmbye së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij.

Ilaçet e dërguara në Rripin e Gazës sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Katari dhe Franca kanë arritur tek pengjet që kanë nevojë për to.

Mbi 29,000 palestinezë të vdekur

Lufta u ndez nga një sulm i 7 tetorit nga krahu ushtarak i Hamasit në Izraelin jugor, i cili vrau rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në të dhënat zyrtare izraelite.

Udhëheqja civile-ushtarake izraelite është zotuar të “asgjësojë” Hamasin, i cili ka qenë në pushtet në Rripin e Gazës që nga viti 2007 dhe të cilin e ka cilësuar një organizatë “terroriste”.

Operacionet ushtarake izraelite në shenjë hakmarrjeje kanë shkaktuar të paktën 29,195 të vrarë në Rripin e Gazës, shumica dërrmuese e tyre gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.

Sipas burimeve izraelite, më shumë se 130 pengje izraelite mbeten në duart e Hamasit në Rripin e Gazës megjithatë, një zëdhënës i ushtrisë deklaroi së fundmi se të paktën 31 prej tyre besohet të jenë të vdekur, nga rreth 250 të rrëmbyer më 7 tetor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!