Forcat izraelite bombarduan një shkollë në Khan Younis jugore, duke vrarë të paktën 20 persona.
Këtë e ka bërë të ditur agjencia palestineze e lajmeve ëafa, duke saktësuar se mes viktimave ka edhe fëmijë si dhe shumë të plagosur.
Shkolla drejtohet nga agjencia e refugjatëve palestinezë e Kombeve të Bashkuara (UNRWA) dhe ndodhet pranë kompleksit mjekësor Nasser./abcnews.al