Gaza është një “fuçi baruti” që mund të çojë në një luftë më të gjerë. Ky është alarmi që ka ngritur Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Turk në lidhje me konfliktin që ka shpërthuer në enklavë mes Izraelit e Hamasit, pasi ky i fundit sulmoi territorin izraelit në fillim të tetorit të vitit të kaluar.
“Lufta në Gaza ka gjeneruar tashmë përhapje të rrezikshme në vendet fqinje, dhe unë jam thellësisht i shqetësuar se në këtë fuçi baruti, çdo shkëndijë mund të çojë në një zjarr shumë më të madh. Kjo do të kishte implikime për të gjitha vendet në Lindjen e Mesme dhe shumë të tjera përtej jashtë saj”, theksoi ai./abcnews.al