Gaza nën rrethim të plotë, sirenat bien në Jerusalem, Tel Aviv dhe pjesë të tjera të Izraelit

schedule12:11 - 9 Tetor, 2023

schedule 12:11 - 9 Tetor, 2023

Sirenat e alarmit janë dëgjuar nëpër të gjithë Jerusalemin, Tel Avivin dhe pjesë të tjera të Izraelit ndërsa raketat lëshohen nga Gaza. Sipas ushtrisë izraelite, të paktën tre shpërthime janë dëgjuar në Jerusalem, megjithëse nuk është ende e qartë nëse raketat janë kapur nga mbrojtja izraelite.

Ushtria izraelite njoftoi se ka rimarrë kontrollin e të gjitha komuniteteve rreth Rripit të Gazës, sipas CNN. Njoftimi vjen 48 orë pasi Hamasi nisi një sulm të befasishëm me mijëra raketa ndërsa luftëtarët e tij kaluan kufirin dhe pushtuan territorin izraelit për herë të parë që nga Lufta e Pavarësisë e vitit 1948.

Në veçanti, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha këtë mëngjes se Izraeli kontrollon të gjitha komunitetet dhe aktualisht nuk ka luftime brenda Izraelit, por se është e mundur që ende të ketë luftëtarë të Hamasit në tokën izraelite. Ai tha se evakuimi i të gjitha komuniteteve pranë gardhit kufitar po zhvillohet.

Në të njëjtën kohë, Izraeli është gjithashtu në gatishmëri në veri pasi ka pasur disa incidente lokale dje edhe pse nuk ka pasur raportime për luftime. Në njoftimin e zëdhënësit të ushtrisë izraelite, përmendet se Forcat e Mbrojtjes izraelite janë në proces të sulmeve ajrore intensive, çdo katër orë, në Rripin e Gazës me qindra objektiva që sulmohen në vende ku ka vetëm terroristë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!