Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gaza do demilitarizohet”, Rubio: SHBA po punon të sigurojë vazhdimësinë e paqes

schedule15:26 - 24 Tetor, 2025

schedule 15:26 - 24 Tetor, 2025

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka theksuar se Gaza do të demilitarizohet dhe Hamasi nuk do të ketë asnjë rol në qeverisjen e ardhshme të enklavës.

Gjatë vizitës së tij në Izrael, Rubio mbështeti gjithështu qëndrimin e qeverisë së vendit se agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, ështtë një degë e Hamasit.

Por Rubio përsëriti kritikat ndaj Izraelit, që ka ndërmarrë hapa për të çuar para aneksimin e Bregut Perëndimor.

Dpilomati më i lartë amerikan i cilësoi këto veprime një kërcënim për procesin e paqes në Gaza, por tha se ka pasur përparim sa i përket planit me 20 pika të Donald Trump.

Rubio theksoi se puna e Shteteve të Bashkuara në të ardhmen është që të sigurojnë që në të ardhmen të mos ketë momente përshkallëzimi të konfliktit dhe të mbikëqyrin koordinimin e ofrimit të ndihmës humanitare.

Kjo pikë ka qenë një pikë e nxehtë në marrëveshjen e armëpushimit, pasi kushtet ende nuk janë përmbushur. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se në asnjë moment të armëpushimit, nuk ka hyrë sasia e ndihmave të rëna dakord në Gaza. Në bazë të kushteve të rëna dakord, 600 kamionë në ditë duhej të lejoheshin në enklavë, për të përmbushur nevojat e palestinezëve që kanë muaj që vuajnë nga uria.

Pika kufitare e Rafah mbetet e mbyllur dhe Izraeli ka thënë se nuk do e hapë derisa Hamas të kthejë të gjitha pengjet. Në enklavë mbahen ende edhe trupat e 13 pengjeve të pajeta, dhe Izraeli thotë se Hamas nuk e di vendndodhjen e tyre, për shkak të shkatërrimit në Gaza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!