“Një aktor që ka luajtur mirë rolin e vet”, kështu e konsideron analisti Arben Meçe deputetin demokrat Gazment Bardhi.
“Gazi është një aktor që ka luajtur mirë rolin e vet. Mjafton të shohësh fjalimet e Bardhit sot, thua po mirë është kaq serioz ky.
Ai dhe Salianji kanë folur me keq për Berishën, dhe sot i sheh si dishepuj të tij. Berisha e di mirë cdo të thotë non grata.
Do të thotë asgjesim jo vetëm politik, por edhe ajo që po ndodh hetim pasuror. Sekuestro, ndaj bëri gjithë këto lëvizje për të marrë statusin e liderit” tha Meçe në Tirana Live, në ABC News, ndërsa shtoi se edhe përjashtimi i Sali Berishës, ishte fillesa e një skeme të nisur nga vetë ai.
Për analistin Arben Meçe, Partia Demokratike nuk është më sot e motivuar, ndaj edhe nuk mund të mobilizojë njerëz për bashkim./abcnews.al