Shorti i Champions ka vënë përballë Napolin me gjigantët e Barcelonës. Trajneri i sapo emëruar i napoletanëve, Gennaro Gattusso, deklaron se ekipi i tij nuk ka pse të ketë frikë, edhe pse pranon se është një sfidë e madhe për klubin italian.
”Një ekip i madh, një sfidë e madhe për ne. Do të jenë dy ndeshje të bukura. Duhet të luajmë pa frikë përballë tyre,” deklaron italiani i Napolit. Barcelona ka një rekord në Champions League, teksa nuk është mposhtur në 35 ndeshjete fundit që ka zhvilluar në shtëpi.
Nga ana tjetër ‘Zonja e Vjetër’ do të ndeshet me francezët e Lyon. Në dukje një ndeshje e lehtë për juventinët, por ish-lojtari i Lyon, Juninho Pernambucano, mendon se Juventus mund të kalohet. ”Ne duhet të luajmë dy ndeshje perfekte. Duhet që i gjithë ekipi të luajë së bashku për ta kaluar këtë sfidë. Gjithashtu ne e dimë forcën që Juvja ka, prandaj duhet të jemi dhe realistë,” përfundon braziliani Juninho. /abcnews.al