“Gattuso sfidoi Ibrën në arte marciale. Rezultati? Zlatan fiton gjithmonë”

schedule13:59 - 4 Prill, 2020

schedule 13:59 - 4 Prill, 2020

Milani ka fituar titullin e fundit kampion në vitin 2011 dhe Robinho shënoi 14 gola atë sezon. Sulmi i kuqezinjve në atë vit ishte i frikshëm dhe Max Allegri kishte në këtë repart emra si: Zlatan Ibrahimovic, Ronaldinho, Robinho, Alexandre Pato, Filippi Inzaghi dhe Antonio Cassano.

Sulmuesi i Basaksehir i është rikthyer atij viti fantastik në një prononcim për spanjollen Marca. 36-vjeçari brazilian zbulon një prapaskenë rreth dyshes Gattuso-Ibrahimovic. Të dy ishin kokëfortë dhe gjaknxehtë, fjala tolerancë nuk ekzistonte te dy karaktere të tillë.

 

Robinho, Cassano dhe Ibrahimovic

 

Ibra e sfidoi Gattuson për një duel ‘jiu-jitsu’ (familje e arteve marciale japoneze) gjatë një seance stërvitore. Pamë atë luftëtar të ashpër (Gattuso) të praktikonte arte marciale kundër Zlatanit, i cili ka rrip të zi në këtë fushë. Kush fitoi? Zlatan fiton gjithmonë…

Ai më thoshte se e kishte bindur Milanin të më merrte në skuadër.  ‘Je këtu falë meje’, ma përsëriste shpesh. Ibra është arrogant, por në kuptimin e mirë të fjalës. Është thjesht besim, besim te talenti që zotëron. Ibra është gjithçka që duhet të ketë një sulmues: një showman dhe një fitues”, deklaron Robinho. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!